Aktivitetet Kryesore

  • Workshop mbi ruajtjen e resurseve gjenetike të bimëve, organizuar në 24.05.2013 në Tiranë, me pjesëmarrës që lidhen direkt me mbrojtjen e resurseve gjenetike. Mori pjese dhe diskutoi z.Sajmir Hoxha, Zv.Ministër i Mjedisit.
  • Konferencë mbi mbrojtjen e resurseve gjenetike bimore si mbrojtje e biodiversitetit”, zhvilluar në Tiranë në 16 Janar 2014, me pjesëmarrjen e pedagogëve e kërkueseve të Universiteteve, drejtues dhe specialistë të Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, administrues të resurseve bimore, përfaqësues të shoqatave mjedisore, prodhues të farërave, studentë kandidat për Master dhe për Doktoraturë, përfaqësues të institucioneve përgjegjëse. Mori pjesë dhe diskutoi z.Jani Babi, Zv. Ministër i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave.
  • Pjesëmarrja e shoqatës ne konferencën Evropian për bimët medicinale dhe aromatike ( The Association for Medicinal and Aromatic Plants of Southeast European Countries  (AMAPSEEC) që u mbajt në Tiranë 19-22, Maj 2014.