Misioni

Misioni i APGR është mbrojtja e resurseve gjenetike bimore autoktone, përdorimi i tyre në bazë të kritereve shkencore për zhvillimin e qëndrueshëm, shtimin e përfitimeve të fermerëve ne zonat përkatëse si dhe të shoqërisë nga përdorimi i tyre dhe vendosja e një sistemi evidentimi e menaxhimi te integruar me sistemet evropiane të PGR. Në këtë aktivitetet APGR asiston institucione publike dhe biznese private, jep ekspertizë shkencore e teknike për grupet e interesit, për median dhe publikun e gjerë për ndërgjegjësimin e promovimin e pjesëmarrjes në debate informuese rreth menaxhimit sa me efektiv te këtyre burimeve. Sigurimi i përditësimit të informacionit dhe cilësia e punë kërkimore kanë rritur nivelin e ekspertizës dhe kapacitetin e APGR.
Për realizimin e këtij misioni, APGR ka zhvilluar programin e saj bazuar në katër drejtime kryesore. APGR operon si:
një qendër kërkimore e studimore për politikat për mbrojtjen e resurseve gjenetike bimore;
një qendër konsultimi dhe për rritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin kombëtar e ndërkombëtar;
një qendër promovimi të përdorimit efektiv e te qëndrueshëm të resurseve bimore me vlerë;
një forum për dialog me aktorë të ndryshëm dhe grupet e interesit, për përmirësimin e trajtimit e të përdorimit te resurseve gjenetike bimore, formulimin e politikave dhe debatet informuese për publikun.

Fushat e aktiviteteve

1. Sensibilizimi i fermerëve për rëndësinë e ruajtjes dhe përdorimit të varieteteve autoktone si një element shumë i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm.
2. Të organizojë aktivitete për ndërgjegjësimin e seleksionerëve, prodhuesve të farërave, specialistëve dhe fermerëve.
3. Të kontaktojë dhe bashkërendojë punën me organizmat qeveritare apo pushtetin vendor me qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e varieteteve me vlera të veçanta.
4. Të ofrojë asistencë teknike në fushën përmirësimit gjenetik, testimit të varieteteve, prodhimit të farërave dhe certifikimit të farërave e fidanëve.
5. Të ofrojë asistencë teknike dhe juridike në fushën e mbrojtjes së resurseve gjenetike të bimëve dhe të drejtës së seleksionerit.
6. Të zhvillojë trajnime për problemet që lidhen me krijimin e varieteteve, prodhimin e certifikimin e farërave e fidanëve dhe mbrojtjen e të drejtës së seleksionerit të bimëve.
7. Të kryejë studime fushore dhe laboratorike për vlerësimin e varieteteve.
8. Të kryejë testimin e farërave për treguesit cilësor, jetësor dhe të identifikimit të varieteteve si dhe kryerjen e certifikimit të farërave dhe fidanëve në përputhje me ligjet dhe rregullat e shtetit shqiptar e ato ndërkombëtare.
9. Pjesëmarrjen në shoqata, forume e aktivitete kombëtare e ndërkombëtare që lidhen me fushën e farërave dhe fidanëve.
10. Kryerjen e studimeve dhe hartimin e projekteve për zhvillimin e industrisë së farërave e të produkteve organike.
11. Promovimin e kultivimit të varieteteve autoktone dhe prodhimin e produkteve bujqësore organike.
12. Të promovojë, të monitorojë dhe të nxisë zbatimin e konventave dhe të akteve të tjera ndërkombëtare në interes të përdorimit dhe mbrojtjes së varieteteve.
13. Të bashkëpunojë me organizata të tjera të ngjashme në vend dhe në vendet e tjera për vënien në zbatim të rekomandimeve dhe akteve ligjore për mbrojtjen e resurseve gjenetike bimore.
14. Të ndërmarrë iniciativa për plotësimin e legjislacionit shqiptar për nxitjen e programeve në ndihmë të ruajtjes së biodiversitetit.
15. Organizimin e veprimtarive për vlerësimin e personaliteteve të shquara në prodhimin e farërave dhe fidanëve si dhe promovimin e specialistëve të rinj e të fermerëve të dalluar në këtë fushë.
16. Publikimin e aktiviteteve të shoqatës e të studimeve në media, në buletine e në websit-in e shoqatës.