APGR po zbaton projektin “Nga Fusha në Treg” për mbështetjen e 15 familjeve të pakicës Egjiptiane në Shushicë të Elbasanit. Nisma e zbatuar nga Shoqata e Resurseve Gjenetike të Bimëve, e financuar nga projekti “Inclusive EduJobs”, bën të mundur specializimin e fermerëve në prodhimin e produkteve bujqësore dhe përmirësimin e aksesit të tyre në treg.
Projekti do të krijojë një ferme prej 2 hektarësh me perime dhe fruta dhe do të mundësojë krijimin e një kooperative bujqësore, duke sjellë në komunitet një model të ri të rritjes së prodhimit bujqësor dhe fuqizimit ekonomik të fermerëve të zonës.
Ekipi i projektit Inclusive EduJobs – Albania shkoi në Shushicë për të parë prej afër rezultatet e këtij investimi dhe për t’u njohur më konkretisht me përfitimet e 15 familjeve të përfshira në këtë nisëm.
“Inclusive EduJobs” i mbështetur nga Bashkimi Evropian do të mundësojë krijimin e 80 vendeve të reja të punës për fermerët romë dhe egjiptianë në sektorin e bujqësisë.
#InclusiveAlbania#InclusiveEduJobs
![](https://apgr.al/wp-content/uploads/2023/07/357484074_116668904812534_7676220613386431483_n-1-1024x683.jpeg)
![](https://apgr.al/wp-content/uploads/2023/07/357489009_116669081479183_1093524264468882362_n-1024x683.jpeg)
![](https://apgr.al/wp-content/uploads/2023/07/357495623_116668991479192_200440847241231471_n-1024x576.jpeg)
![](https://apgr.al/wp-content/uploads/2023/07/357496920_116669294812495_738928561339862364_n-1024x683.jpeg)
![](https://apgr.al/wp-content/uploads/2023/07/357752595_116669208145837_4733066618303386467_n-1024x576.jpeg)
![](https://apgr.al/wp-content/uploads/2023/07/358101401_116669021479189_3594193095406985048_n-1024x576.jpeg)